Chelsea është gati t’i bëjë ofertë Borussia Dortmundit për Jude Bellinghamin, raporton “The Sun” të shtunën.
Në garë për shërbimet e futbollistit anglez janë edhe Manchester United, Liverpooli dhe Real Madridi.
Anglezi 19-vjeçar me klubin gjerman ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Mesfushori i përfaqësueses së Anglisë sezonin aktual në nëntë paraqitje në të gjitha garat ka shënuar tre gola.
Artikuj të ngjashëm