Skuadra e Antonio Contes nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në takimin e sotëm ndaj Leicesterit, duke marrë kështu barazimin e dytë radhazi në ligë.
Asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, dhe ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 0-0, raporton Koha.net.
Chelsea dominoi takimin dhe pati më shumë raste shënimi në drejtim të portës kundërshtare, por pa efikasitet.
Puna iu lehtësua kur në minutën e 68 kur Chillëell i Leicesterit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por as epërsinë e një lojtari më tepër në fushë Chelsea nuk arriti ta shfrytëzojë.
Pas këtij barazimi Chelsea mban vendin e tretë me 47 pikë, përderisa Leicesteri në vendin e tetë ka 31 pikë.