Chelsea ka lëshuar rastin për t’u ngjitur në tabelën e Premier Ligës, pasi ka pësuar humbje 2 me 0 nga Evertoni në xhiron e 31-të.
“Blutë” e Londrës u mposhtën me golat e Richarlisonit dhe Sigurdssonit.
Në tabelë, Chelsea tani ka 57 pikë pas 30 ndeshjeve. Ekipi i Maurizio Sarrit është i gjashti me një pikë prapa Manchester Unitedit që është i pesti, e tri prapa Arsenalit që është i katërti.