Përgatitjet e Chelseat për sezonin e ri kanë nisur me lajme jo të mira. Skuadra londineze është goditur nga koronavirusi. Tetë lojtarë të këtij ekipi kanë munguar për shkak se janë vetizoluar.
“Blutë” kanë konfirmuar numrin e lojtarëve që kanë dalë pozitiv për Covid-19 dhe që janë në karantinë për ta minimizuar mundësinë e përhapjes së koronavirusit në skuadrën që drejtohet nga Frank Lampard.
Mason Mount, Tamy Abraham, Christian Pulishiq dhe Fikayo Tomori janë në vetizolim pasi ishin në pushime në ishullin grek Mykonos, para se të nisin stërvitjet parasezonale javën e kaluar.
Jorginho, Ross Barkley, Emerson dhe Michy Batshuayi raportohet se do të qëndrojnë larg qendrës stërvitore të Chelseat, transmeton KOHA.
Nuk dihet ende se cilët lojtarë janë pozitivë. “The Telegraph” ka shkruar se gjashtë lojtarë e kanë virusin dhe dy të tjerë janë izoluar për shkak se kanë pasur kontakt të afërt me të infektuarit.
Lajm i mirë për “Blutë” nga Londra është se gjatë ditës e kanë zyrtarizuar transferimin e Malang Sarrit për pesë vjet. Megjithatë, ish-mbrojtësi i Nices, 21-vjeçari Sarr, do të huazohet menjëherë për të fituar më shumë përvojë.