Chelsea ka mposhtur 2 me 1 Manchester Cityn në kryendeshjen e xhiros së 31-të në Premier Ligë.
Të tre golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e parë.
Eden Hazard i dha epërsinë Chelseat në minutën e dhjetë, ndërsa Sergio Aguero barazoi gjithçka 16 minuta më vonë.
Në minutën e 35-të, Hazard huqi gjuajtjen nga penaltia, por topin e kthyer nga pritja e portierit e shndërroi në gol për të siguruar fitoren e 23-të të “Bluve”.
Chelsea mban primatin në Premier Ligë me 72 pikë, shtatë më shumë se Tottenhami që është ndjekësi i parë. City është i katërti me 58 pikë, dy më pak se Liverpooli që është i treti, e katër më shumë se Arsenali që është i pesti.