Chelsea ka vazhduar me rezultate pozitive në Premier League të Anglisë. Të hënën mbrëma, skuadra e drejtuar nga gjermani Thomas Thuchel fitoi derbin përballë Evertonit me rezultatin 2:0.
Në epërsi skuadra londineze kaloi në minutën e 31-të me autogolin e mbrojtësit anglez, Ben Godfrey. Skuadrës së Chelseas në minutën e 54-t iu anulua edhe një gol pas konsultimit të sistemit VAR. Por, 11 minuta më vonë, skuadra nga Londra shënoi golin e dytë për 2:0, rezultat me të cilin edhe përfundoi takimi i xhiros së 27-të të Premier Leagues së Anglisë.
Për golin e dytë u përkujdes nga penalltia Jorginho.
Me këtë fitore Chelsea është forcuar në vendin e katërt me 50 pikë kurse Evertoni bie në vendin e gjashtë me 46 pikë.