Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea fiton derbin londinez

Chelsea ka mposhtur Tottenhamin në derbin e xhiros së 22-të të Premier Leagues.

“Blutë” e Londrës fituan derbin e qytetit duke e mposhtur Tottenhamin si mysafir 1:0.

Jorginho nga penaltia realizoi golin e vetëm të ndeshjes. Ai shënoi në minutën e 24-të.

Chelsea ka 36 pikë në pozitën e gjashtë në tabelë. Tottenhami ka tri pikë më pak në pozitën e tetë, me një ndeshje më pak të zhvilluar.