Sport

Chelsea e PSG-ja me fitore të lehta

Foto: Reuters

Chelsea e PSG-ja kanë shënuar fitore të lehta në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Frank Lampardit shënoi 4 me 0 në udhëtim te Krasnodari, transmeton KOHA. Derisa edhe PSG-ja fitoi si muysafir i Bashakshehirit.

Jorginho dështoi t’i jepte epërsinë Chelseat në minutën e 14 kur nuk shënoi nga penaltia.

Megjithatë, në minutën e 37 Hudson Odoi i dha epërsinë skuadrës angleze.

Në pjesën e dytë Chelsea shënoi edhe tre herë përmes Wernerit, Ziyechit dhe Pulishiqit.

Derisa Parisi shënoi fitore prej 2 me 0 ndaj Bashakshehirit.

Ishte sulmuesi 20 vjeçar Moise Kean ai që shënoi të dy golat për PSG-në.