Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea e Bayerni në epërsi pas 45 minutave të para

Skuadra e Chelseat e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi kundër Atletico Madridit me rezultatin 1:0, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Për Chelsean, në ndeshjen që po luhet në “Stamford Bridge”, realizoi Hakim Ziyech në minutën e 34-të. Chelsea e ka fituar edhe ndeshjen e parë Atleticon (1:0) dhe është pranë kualifikimit në çerekfinale të kësaj gare. Ndërkohë, edhe Bayern Munichu me rezultatin 1:0 e ka mbyllur pjesën e parë kundër Lazios.

Robert Lewandowski ka shënuar nga penalltia në minutën e 33-të. Penalltia u shkaktua nga Vedat Muriqi. Bavarezët me një këmbë janë në çerekfinale pasi në duelin e parë të luajtur në Romë, kanë triumfuar 4:1. 

 

Bayern Munich [1] - 0 Lazio [5-1 on agg.] - Robert Lewandowski penalty 33' from r/soccer


 

 

Edhe Harry Kane realizon tjetër gol, Bayerni në epërsi prej dy golave Futboll Harry Kane realizon tjetër gol, Bayerni në epërsi prej dy golave
Chelsea [1] - 0 Atletico Madrid [2-0 on agg.] - Hakim Ziyech 34' from r/soccer