Chelsea dhe Arsenal është kryendeshja e javës së dytë në Premierligë që zhvillohet të shtunën nga ora 18:30.
Orari i vështirë ka qëlluar për “Topçinjtë”, pasi luajnë një derbi edhe në xhiron e dytë, vetëm një javë pasi u mposhten nga Manchester City 2:0.
Chelsea që sezonin e ri e nisi me fitore nën drejtimin e Maurizio Sarrit, kërkon fitoren e dytë në shtëpi ndaj Arsenalit, që vjen pas humbjes nga City, transmeton KTV.
Në këtë ndeshje, trajneri Maurizo Sarri, pritet të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën ndërsa Mateo Kovaçiq, mund të debutojë ndaj Arsenalit.
Te ‘Topçinjtë” në këtë ndeshje do të mungojnë Welbeck, Jenkinson e Monreal.
Edhe
City – Arsenal, derbi që mund ta vendosë titullin
Të shtunën edhe Tottenham do të kërkojë fitoren e dytë radhazi në Premierligë, në shtëpi ndaj Fulhamit.
Manchester United luan si udhëtues te Brightoni, ndërsa ndeshja që mbyll xhiron e dytë, është përballja ndërmjet Crystal Palace dhe Liverpoolit, që zhvillohet të hënën nga ora 21:00.