Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka mbajtur konferencën e parë pas suksesit të përfaqësueses në Ligën e Kombeve, vjet. Dhe, fokusi i gjithë fjalimit të tij të hënën në Prishtinë ishte të ulte entuziazmin në ekip dhe te tifozët.
Për më tepër, ai tha se tash gjithçka fillon nga zeroja, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChallandes iu referua ekipeve që tash e presin Kosovën e që janë nivel krejt tjetër me ato që u përball në ligën më të ulët (D) të Ligës së Kombeve.
Kosova më 25 mars nis eliminatoret e para për Evropianin 2020 me ndeshjen ndaj Bullgarisë, ndërkohë katër ditë më herët, më 21, do të ndeshet në miqësore me Danimarkën, ekip që botërorin e shkuar përfundoi mes 16 më të mirëve.
Të dyja ndeshjet do të luhen në Prishtinë, ku ekipi përfaqësues të hënën ka nisur përgatitjet... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)