Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Challandes: Duhet të mbajmë kokën lartë e të punojmë së bashku

Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka pranuar se Kosova po kalon në një periudhë të keqe, që thotë se është për arsye të ndryshme, si ndërrimet e skuadrave nga lojtarët e lëndimet.

Por, ai thotë se duhet të mbahet besimi edhe në kohën e keqe, dhe lojtarët

“Kemi kohë të keqe ,me lojtarët, për arsye të ndryshme, transfere e lëndime. Sot nuk kemi bërë shumë gabime. E kanë bërë atë gabim, por në pjesën e dytë kemi tentuar më tepër, por nuk mjaftoi kësaj radhe. E qartë për mua duhet të mbajmë kokën lartë, të punojmë së bashku, të mbajmë besimin edhe në kohën e keqe. Nuk mund të presim vetëm progres, do të kemi edhe fazë të keqe. Ne në ndeshjet e radhës mund të kemi gjithë lojtarët dhe të jemi me fat”, ka deklaruar Challandes.