Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Ceremonia luksoze” e KOK-ut vë në pah ndarjet në sport

Ardhja e Ahmad Al-Fahad Al-Sabah do t'i japë peshë ceremonisë, që të hënën e organizon Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). Kështu të paktën vlerësojnë në KOK.

Por ceremonia që organizohet për të shënuar trevjetorin e pranimit me të drejta të plota të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe 25-vjetorin e themelimit të KOK-ut, do të vërë në pah ndasitë që ekzistojnë në komunitetin sportiv të vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Janë dy federata sportive që të premten përmes komunikatave kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në ceremoni, me gjithë ftesën që iu është bërë. Edhe një delegat në Kuvendin e fundit të KOK-ut ka nisur letër për media, duke thënë se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë gala të organizatës ombrellë të sportit në vend...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.