Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celticu kampion, Heartsi largohet nga elita

Celticu është shpallur kampion i Premiershipit të Skocisë në futboll, ndërsa Heartsi ku luan Donis Avdijaj, është larguar nga elita, shkruan BBC.

Në mbledhjen e bordit të Ligës së Futbollit të Skocisë të hënën janë marrë vendimet. Javën e kaluar 12 klubet e elitës skoceze u pajtuan të mos e vazhdojnë edicionin, pasi nuk janë parë kushte për t’u vazhduar shkaku i pandemisë.

Renditja finale është bazuar në mesataren e pikëve të fituara për ndeshje. Celticu ka qenë 13 pikë para rivalit më të afërt Rangersit. Heartsi ndërkohë ishte katër pikë prapa Hamiltonit dhe gjendej në fund të renditjes.

Për Celticun është titulli i nëntë rresht i Skocisë.