Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celticu fiton 9:0 si mysafir dhe vendos rekord

Celticu e ka mposhtur Dundee Unitedin si mysafir me rezultatin e thellë 9:0.

Pesë gola Celticu i shënoi në pjesën e parë, kurse katër të tjerë në të dytën.

Triumfoi i së dielës ndaj Dundees, është më i thelli në histori për klubin skocez si mysafir.

Ndeshja i takoi javës së pestë të elitës së futbollit të Skocisë.

Celticu është lider me pesë fitore në po aq ndeshje. Ka shënuar 21 gola dhe ka pranuar vetëm një.

Dundee është e fundit me vetëm një pikë.