Boston Celtics ka rimarrë epërsinë në finalen e madhe të NBA. Celtics në ndeshjen e tretë në “TD Garden”, mposhti 116:100 Golden State Warriorsin.
Tash, Celtics ka epërsi 2:1. Do ta zhvillojë edhe një ndeshje në terrenin e vetë dhe do të synojë ta ngrin epërsinë në 3:1.
Jaylen Brown me 27 pikë e 9 kërcime, Jayson Tatum me 26 pikë e 9 asistime dhe Marcus Smart me 24 pikë ishin më të dalluarit te vendasit.
31 pikët e Stephen Curryt e 25 të Klay Thompsonit nuk mjaftuan për Warriorsin.
Ekipi që do i bën katër fitore i pari, shpallet kampion i NBA.
Artikuj të ngjashëm