Te Çekia janë të lumtur që kanë shmangur Italinë dhe Portugalinë në shortin e plejofit për kualifikim në Botërorin 2022.
Çekia në gjysmëfinale luan në udhëtim ndaj Suedisë. Nëse fiton përballet me Rusinë apo Poloninë në finale të plejofit. Rusia apo Polonia janë vendas në finale.
“Më vjen mirë që kemi shmangur gjigantët si Italia e Portugalia. Besoj se jemi në gjendje të luftojmë për kualifikim. Po shikoj para drejt ndeshjeve të marsit”, ka thënë kapiteni i Çekisë, Tomash Souçek.