Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cazorla kthehet te Villarreali

Santi Cazorla është rikthyer te Villarreali teksa vazhdon me rehabilitimin pas lëndimit të pësuar sa ishte tek Arsenali.

Mesfushori u lirua prej “Topçinjve” në fund të sezonit dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga tetori i vitit 2016.

33-vjeçari ishte edhe më herët te “Nëndetësja e Verdhë”, ku kaloi katër sezone nga viti 2007 deri më 2011.