Babai i Edinson Cavanit ka thënë se djali i tij e preferon kalimin tek Atletico Madridi.
32-vjeçari këtë largim mund ta bëjë që në afatin kalimtar të janarit dhe Atletico është në “pole-position” për t’i siguruar shërbimet e tij, transmeton KTV.
“Ai dëshiron t’i bashkohet një tjetër klubi në Evropë. Simeone e do atë menjëherë. Ka shumë klube të interesuara, por kur i jep fjalën një ekipi, duhet ta respektosh”, ka thënë Luis Cavani.
Cavani nuk ka luajtur shumë në Paris qëkur ekipi e mori Mauro Icardin në verë, dhe parisienët mund ta pranojnë çdo ofertë për të.
Pas largimit të Antoine Griemzannit, Cavani shihet si njeri vendimtar që mund ta mbush boshllëkun e lënë nga sulmuesi francez.
Artikuj të ngjashëm