Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Casemiro: Vendosi një moment individual

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, ka pranuar se ishte e vështirë të përballet presioni i PSG-së në momentet e fundit të ndeshjes. PSG-ja fitoi 1:0 ndaj Realit me golin e Kylian Mbappes në minutën e 94-t.

“Ishte ndeshje e mirë, dy ekipet me kualitet të lartë. Ndoshta na ka munguar topi final për të organizuar kundërsulmet që i kemi dashur. E kemi ditur se do të jetë e komplikuar, pasi lojtarët e Parisit kanë shtyrë shumë përpara”, ka thënë Casemiro.

“U mposhtëm nga një moment individual pas gjithë asaj që vuajtëm dhe pas penalltisë së pritur nga Courtois. Por ky është futbolli”.

Braziliani nuk do të luajë ndeshjen e kthimit për shkak të kartonëve.