Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Carson edhe një sezon te City

Portieri Scott Carson do të jetë pjesë e Manchester Cityt edhe për sezonin e ardhshëm, ka raportuar “The Sun” të martën. Palët tashmë kanë arritur marrëveshjen që do të bëhet së shpejti zyrtare.

Carson kishte kontratë me Cityn deri në muajin e ardhshëm dhe me kërkesën e trajnerit Pep Guardiola do të mbetet në klub edhe për sezonin 2022/23.

36-vjeçari është zgjedhja e tretë e Guardiolas për portën pas Edersonit Zack Steffenit. Edicionin e fundit Carson ka regjistruar vetëm një paraqitje apo 17 minuta lojë në Premier League.