Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cardiffi duhet të paguajë Nantesin për Salan

Cardiff City do t’i duhet të paguajë shifrën prej 6 milionë eurove Nantesit për Emiliano Salan.

Një panel i FIFA-s u mblodh për të vendosur kështu pasi dy klubet s’kishin arritur marrëveshje për pagesën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Cardiffi konsideronte se s’kishte nevojë të paguante shifrën e transferimit prej 15 milionë eurosh sepse Sala s’ishte zyrtarisht lojtar i klubit, në kohën kur ai vdiq.

Sulmuesi argjentinas, që ishte 28-vjeçar, kishte vdekur teksa po udhëtonte nga Franca për t’iu bashkuar klubit të tij të ri.