Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cana premton një Vëllaznim për Evropë

Agim Cana është kthyer në futbollin e Kosovës pas më shumë se tri dekadash dhe ai ka premtuar punë të mëdha për klubin e tij të parë, shkruan sot Koha Ditore.

Cana, i zgjedhur ditë më parë kryetar i klubit Vëllaznimi nga Gjakova, të mërkurën është pritur dhe uruar për postin nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Cana prej vitit 1975 deri në vitin 1986 luajti në Kosovë, si futbollist i Prishtinës, kurse për një edicion gjatë kësaj periudhe u aktivizua edhe te Vëllaznimi.

Ai të mërkurën, kur edhe Vëllaznimi nisi përgatitjet për pjesën pranverore, pati një takim me futbollistët dhe më pas me kryetarin e Komunës, Gjini. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).