Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Caktohet gjyqtari për ndeshjen Barcelona – Juventus

Gjyqtar për ndeshjen e sotme ndaj Barcelonës dhe Juventusit është caktuar Bjorn Kuipers.

Milioneri holandez, siç raporton The Sun, ka histori negative me Luis Suarezin dhe Massimiliano Allegrini.

Gazeta britanike raporton se Kuipers ishte gjyqtari që nuk dënoi Suarezin për kafshimin e tij të parë, sa ishte pjesë e Ajaxit.

Trajneri i tanishëm i Juves sa ishte pjesë e Milanit kishte pasur probleme me këtë gjyqtar. Kuipers nuk kishte ndalur një ndërhyrje që ishte shkaktuar në një lojtar të Milanit dhe pak sekonda më vonë akordoi penallti për Barcelonën në barazimin 1 me 1 në Ligën e Kampionëve.