Arsenali ka identifikuar Eric Baillyn dhe Gary Cahillin si dy lojtarët që do të mund të përforconin ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Klubi nga Londra është 21 ndeshje pa humbje në të gjitha garat, por menaxheri Unai Emery pritet të jetë aktiv gjatë janarit shkaku i lëndimeve të Rob Holdingut dhe Danny Welbeckut.
Si zëvendësues të anglezit, sipas ESPN, shihen Bailly dhe Cahill që nuk kanë zhvilluar paraqitje të shumta me klubet e tyre, Unitedin dhe Chelsean.
Arsenalit i është kthyer nga lëndimi Laurent Koscielny, por Emery dëshiron edhe një tjetër mbrojtës shkaku i angazhimit në ndeshjet për kupa.
Artikuj të ngjashëm