Sport

Bukari thotë se nuk ka treguar mosrespekt për Ronaldon

Sulmuesi i Ganës, Osman Bukari, ka thënë se nuk ka treguar mosrespekt për Cristiano Ronaldon kur e kopjoi yllin portugez në festën që e bëri pasi shënoi kundër Portugalisë në ndeshjen e Grupit H.

Zëvendësuesi Bukari realizoi gol për 3:2 në minutën e 89-të.

“Kam vërejtur se festa ime është komentuar shumë e që sipas disa personave kam treguar mosrespekt për Ronaldon. Kjo është e pasaktë. U rrëmbeva nga emocionet që shënova për shtetin tim në Botëror dhe unë i respektoj më të vjetrit, e sidomos një prej idhujve të mi të futbollit”, ka shkruar Bakari në Twitter.

Në këtë ballafaqim shënoi edhe Ronaldo, duke u bërë futbollisti i parë që shënon në pesë Kupa të Botës.