Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brooklyni mposht Lakersin në natën e rëndësishme për Jamesin

Ylli LeBron James është bërë lojtari i tretë në histori të ligës NBA dhe më i riu në moshë që ka arritur të shënojë 35.000 pikë. Tash para tij janw vetwm edhe Kareem Abdul-Jabbar (38.387) dhe Karl Malone (36.928). James, këtë shifër e arriti me një shënim nga gjuajtja e lirë, por në fund të ndeshjes që u zhvillua në orët e para të së premtes nuk pati festë për të.

Lakersi u mposht në fushën e vet në “Staples Center” nga Brooklyn Nets me rezultatin 109:98.

James shënoi 32 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime, por ishin të pamjaftueshme. Te Lakersi u vërejt shumë mungesa e qendrës Anthony Davis.

Brooklynin edhe në këtë ndeshje e udhëhoqi James Harden. Ai mbylli ndeshjen me 23 pikë e 11 asistime.

Aktualisht, Lakers ka 22 fitore e tetë humbje, që i mundëson të jetë skuadra e dytë në Konferencën Perëndimore. Ndërkohë Brooklyni ka 19 fitore e 12 humbje dhe mban vendin e dytë në Konferencën Lindore.