Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, mund të largohet nga skuadra kroate Dinamo Zagreb.
Interesim për mbrojtësin shtatlartë kanë shprehur skuadra elitare e Danimarës, Brondby dhe ajo e Turqisë, Kashimpasha.
Rrahmani 24-vjeçar nuk është përfshirë në ekip te Dinamo që luajti ndeshjen kthyese të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve ndaj Young Boysit të martën. Ai po luan fare pak këtë edicion. Rrahmani te skuadra e Dinamos u transferua në verën e vitit të kaluar nga Lokomotiva e Zagrebit.
Karrierë ka bërë edhe te Spliti, Partizani i Tiranës, Drenica dhe Ramiz Sadiku.
"Për mbrojtësin e kampionit të Kroacisë, Amir Rrahmani është i interesuar Brondby. Dhe transferimi, nëse palët pajtohen, duhet të mbyllet deri të premten", shkruan "tipsbladet.dk".
Mediumet në Turqi kanë raportuar se interesim për mbrojtësin ka shprehur Kashmipasha.