Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brightoni i jep leksion Liverpoolit

Brightoni e ka kaluar Liverpolin në tabelën e Premier Leagues pas fitores së thellë 3:0 të shënuar të shtunën në kuadër të xhiros së 20-të të elitës së futbollit anglez.

Dy gola të Solly Marchit dhe një tjetër nga Danny Welbeck, ia shkaktuan një tjetër disfatë Liverpoolit të drejtuar nga Juergen Klopp, në ndeshjen që u luajt në “Amex Stadium”.

March në minutën e 47-të e konvertoi në gol harkimin e Kaouru Mitomas për t’i dhënë epërsinë e merituar.

Futbollisti i krahut e dyfishoi epërsinë e vendësve në minutën e 53-të me gjuajtje të shkëlqyer me të majtën, pasi pranoi topin nga Evan Fergusoni.

Welbeck që hyri në lojë në pjesën e dytë, e kompletoi ballafaqimin thuajse të përkryer të Brightonit në minutën e 82-të. Asistues ishte March.

Pas 18 ndeshjeve të luajtura, Brightoni pozicionohet në vendin e shtatë dhe ka 30 pikë, dy më shumë se Liverpooli i vendit të tetë.

https://dubz.co/v/80msp7

https://dubz.co/v/3mrt10

https://dubz.co/v/d94vqs 

Artikuj të ngjashëm