Brightoni i Premier Leagues angleze nuk ka lejuar që skuadra e kategorisë së katërt e futbollit anglez, Grimsby, të shkaktojë tjetër befasi në garë.
Brightoni fitoi të dielën me rezultatin e thellë 5:0 për të avancuar në gjysmëfinale të Kupës FA.
Deniz Undav në minutën e gjashtë e shënoi golin e parë të vendësve, kurse Evan Ferguson shënoi dy golat e tjerë.
Fillimisht shënoi në minutën e 51-të dhe më pas në minutën e 70-të.
Solly March në minutën e 82-të realizoi për 4:0, ndërsa rezultatin final e vulosi Kaoru Mitoma, në minutën e fundit të takimit.
Skuadra e Grimsbyt ishte befasi e këtij edicioni në Kupën FA, pasi ky ekip ka eliminuar pesë ekipe që bënin gara në rangjet më të larta të futbollit anglez.
Shkoi deri në çerekfinale të garës për herë të parë pas 84-vjetësh.
Për Brightonin është gjysmëfinalja e parë e Kupës FA që prej vitit 2019.