Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brazilianët mbërrijnë në Ekuador për finalen e “Copa Libertadores”

Mijëra tifozë brazilianë kanë mbërritur në Ekuador në portin e qytetit Guayaquil, për finalen braziliane të “Copa Libertadores” mes Flamengos dhe Athleticos.

Organizatorët kanë frikë se “Monumental Stadium” nuk do të mbushet të shtunën për shkak të kostos së lartë të udhëtimit në këtë shtet.

Ky stadium ka kapacitet prej 60 mijë ulëseve, por biletat për tifozët brazilianë kanë pasur mesatare prej 1 mijë dollarëve.

Flamengo e fitoi këtë trofe në vitin 1981 dhe 2019. Athletico ende nuk e ka fituar turneun më prestigjioz të Amerikës së Jugut.

Kjo do të jetë hera e tretë rresht që në finale luajnë dy skuadra braziliane.

Palmeiras i fitoi dy edicionet e fundit.