Lojtarët e Brazilit ishin të lumtur me fitoren e arritur ndaj Zvicrës të hënën me rezultatin 1:0. Por, shumica e tyre u ankuan për gjendjen e fushës së stadiumit 974.
Brazili do të ankohet zyrtarisht në FIFA për të kërkuar t’i bëhet një zgjidhje para se ta luajnë ndeshjen e ardhshme të hënën në 1/8 e finales.
“Ne u kemi thënë zyrtarëve të FIFA-s pas ndeshjes, por do të kemi një diskutim më të thellë me FIFA-n”, konfirmon koordinatori i përfaqësueses së Brazilit, Juninho Paulista të martën pasdite.
“Nëse do të luajmë atje në 1/8 e finales, mendojmë se terreni do të dëmtohet edhe më shumë. Nuk e di se çfarë mund të bëhet, por diçka duhet bërë”.
Artikuj të ngjashëm