Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boufali nuk dëshiron “të zgjohet nga gjumi”

Futbollisti i krahut që përfaqëson Marokun, Sofiane Boufal, shpreson që netët e tilla të vijnë edhe në ditët në vijim.

“Është çmenduri. Po e jetojmë ëndrrën dhe nuk duam të zgjohemi. Gjithçka që kemi, e meritojmë. Kemi punuar fort. Ende nuk ka përfunduar. Është edhe gjysmëfinalja dhe me dëshirën e Zotit, do të luajmë edhe në finale”, theksoi Boufal.

Maroku shkaktoi befasi të madhe në çerekfinale të Kupës së Botës. Eliminoi Portugalinë dhe preku gjysmëfinalen për herë të parë në histori.