Boston Celtics ka kaluar në gjysmëfinale të plejofit nga Konferenca e Lindjes pas fitores dramatike 128:120 ndaj Atlanta Hawks.
Jaylen Brown realizoi 32 pikë, ndërsa Jayson Tatum shtoi 30 të tjera për Celtics, që serinë e raundit të parë të plejofit e fitoi me rezultatin 4:2.
Tani Celtics do të luajë kundër Philadelphia 76ers, që kompletoi serinë e raundit të parë 4:0 ndaj Brooklyn Netsit në vikendin e kaluar.
Celtics mbetet skuadra më e fortë në Konferencë, pasi Miami Heati shokoi Milwaukee Bucksin, skuadrën më të fortë nga sezoni i rregullt.
Në ndeshjen ku epërsia ndryshoi 22 herë nga njëra apo tjetra skuadër, Trae Young, trepikëshi i të cilit siguroi fitoren në ndeshjen e kaluar, shënoi 30 pikë dhe pati 10 asistime.
Seria e 11 pikëve rresht në çerekun e katërt, përfshirë tre trepikësha të realizuar nga Brown, Tatum dhe Al Horford, bëri që Celtics ta fitojë duelin në fund.
Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Celtics e 76ers zhvillohet të hënën në Boston.