Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bologna shokon Interin, e eliminon nga Kupa

Bologna ka shokuar Interin duke e eliminuar nga Kupa e Italisë në futboll.
Të mërkurën mbrëma në Bologna fitoi 2:1 ndaj Interit, që ishte vendas. Bologna kaloi në çerekfinale, ndërsa Interi përjetoi eliminim të rëndë.
Interi është fitues në fuqi i Kupës së Italisë.
Ndeshja u vendos në vazhdimet nga 15 minuta. Pas 90 minuta lojë rezultati ishte 0:0.
Carlos Augusto kaloi Interin në epërsi 1:0 në minutën e 92-të. Por Bologna bëri kthimin e madh. Barazoi me Sam Beukeman në minutën e 112-të, ndërsa golin e fitores 2:1 e shënoi Dan Ndoye në minutën e 116-të.

VIDEO:

 

 

Artikuj të ngjashëm