Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boksieri shqiptar humb ndjenjat gjatë duelit në Tiranë

Amarildo Vraja ka mbetur pa ndjenja pas serisë së grushteve që pësoi nga bullgari Borislav Velev. Vraja e Velev kanë boksuar në Tiranë, në mbrëmjen e Florian Markut.

Por Velev filloi furishëm duke lidhur shumë goditje. Vraja nuk ia doli të mbrohej dhe ra pa ndjenja pas grushteve të fortë të bullgarit.

Vrajës i është dhënë ndihma mjekësore dhe gjendja e tij raportohet se është stabile.