Boksieri nga Shqipëria, Arjon Kajoshi e ka fituar turneun ndërkombëtar “Pavarësia” që u mbajt të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ky turne i nënti më radhë, është organizuar nga Federata e Boksit të Kosovës (FBoxK), turne që kënaqi një numër të vogël shikuesish.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse ishin paraparë të zhvillohen nëntë duele, megjithatë, shikuesit e këtij sporti panë vetëm gjashtë meçe, pasi që dy boksierë nga Mali i Zi farë nuk kishin udhëtuar për në kryeqytetin e Kosovës.
Ky turne nisi me duelin mes Liridon Tahirit (Kosovë) dhe Vuksan Gurit (Shqipëri). Ky meç dha boks të kënaqshëm, edhe pse ky duel u mbyll pa fitues. Interesant ishte edhe duel mes Krenar Zenelit (Shqipëri) dhe Besfort Merlakut (Kosovë), duel të cilin e fitojë boksieri i Kosovës, transmeton KP.
Dueli më joshëse ishte meçi në kategorinë 75 kg, mes Armend Neziraj (Kosovë) dhe Arjon Kajoshi (Shqipëri). Boksieri nga Shqipëria u tregua më i mirë në ring, përvoja ishte në anën e tij, dhe në fund boksieri kuqezi iu gëzua fitores.
Juria në përberjë: Fatmir Makolli (Kosovë), Zef Gjoni (Shqipëri), Blerim Sahiti (Maqedoni), Gani Kosumi (Radio Kosova) dhe Fatmir Bytyçi (KosovaPress), zgjodhën më të mirët e këtij turneu.
Epiteti i boksierit më të mirë i takoi Arjon Kajoshi (Shqipëri), tekniku më i mirë u shpall Besart Kurhasku, çifti më luftarak Jasin Lama (Maqedoni)-Edmond Zefi (Kosovë), kurse, çmimin për fer-play e mori Besfort Merlaku.
Fituesi i turneut të nëntë ndërkombëtar ‘Pavarësia’, Arjon Kajoshi i tha KosovaPress-it se është i kënaqur që fitojë Kupën e këtij turneu. Ai thotë se ka ardhur i përgatitur mirë për këtë turne.
“Kam ardhur i përgatitur në këtë turne, pasi që jemi në përgatitje të vazhdueshme për turneun Evropian që e kemi në Rumani dhe kemi pasur fazë përgatitore të mirë dhe besoja se do të arrija fitoren. Meçi ishte shumë i vështirë dhe kundërshtari ishte i denjë për këtë meç”, tha Kajoshi.
Ndërkaq, zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Latif Demolli tha se boksierët e ngjitur në ring treguan boks kualitative, edhe pse sipas tij, u zhvilluan vetëm gjashtë meçe. Ai tha se për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk kanë mundur të ftojnë më shumë shtete pjesëmarrës në këtë turne.
“Besoj se boksi ishte në nivel të duhur, edhe pse kemi paraparë nëntë duele të zhvillohen, por u zhvilluan vetëm gjashtë duele për arsye se dy malazez nuk kanë ardhur dhe arsyen nuk e dimë, por besoj se këto gjashtë meçe treguan boks kualitative dhe me meritë u shpall boksieri më i mirë. Siç e dimë se muaji shkurt ka peripecitë e veta për shkak të mjeteve financiare dhe nuk kemi mundur të ftojmë më shumë shtete si në vitet e mëparshme, sepse jemi në gjendje të mjerë financiare pasi që gjashtë muaj ne nuk kemi marrë asnjë ndihme nga Ministria dhe nga askush, por besoj së publiku është ndarë më këtë boks cilësorë”, ka theksuar Demolli.
Ai ka shtuar se ky turne është tradicionale, dhe sipas tij, në vitet e ardhshme ky turne do të jetë më masive.