Bochumi ka arritur të befasojë në shtëpi Borussia Dortmundin, duke e mposhtur në ndeshjen dramatike me rezultatin 4:3.
Takimi i ka takuar xhiros 32-të në elitën e futbollit gjerman.
Bochumi shënoi dy gola të shpejtë në minutën e tretë dhe të tetë me Sebastian Polter dhe Gerrit Holtmann për 2:0.
Por vendasit u kundërpërgjigjën me Erling Haalandin që shënoi dy gola në minutën e 18-të dhe të 30 për 2:2.
Haaland “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 62-të për të kaluar në epërsi vendasit prej 3:2.
Por mysafirët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin fillimisht në minutën e 81-të me Jurgen Locadia në 3:3.
Golin e fitores e shënoi Milosh Pantoviq për 4:3.
Dortmundi pas kësaj disfate mbanë pozitën e dytë me 63 pikë. Bochumi pas 32 ndeshjeve ka grumbulluar 39 pikë.