Gazeta e madhe gjermane, Bild, e ka vlerësuar skandaloz përzgjedhjen e Lionel Messit për lojtarin më të mirë të vitit 2021. Messi të hënën e fitoi Topin e Artë, ndërsa Robert Lewandowski mbeti i dyti.
“Kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Ballon d’Or, çmimi për lojtarin më të mirë në botë, NUK ka shkuar te Robert Lewandowski. Lionel Messi ka pranuar Topin e Artë në Paris, të cilin gazeta franceze, France Football, e ka ndarë që nga viti 1956. Messi mori 613 pikë nga një juri ndërkombëtare e gazetarëve, Lewandowski është menjëherë prapa në vend të dytë me 580 pikë”, ka shkruar Bild.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas gazeta gjermane ka rreshtuar sukseset e Lewas, ndërsa ka paraqitur edhe një deklaratë të legjendës Lothar Matthaeus që vlerësoi se Lewandowski e meritoi të shpallej më i miri.