Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bilbao ndal Sociedadin me gol në kohën shtesë

Real Sociedadi është ndalur në barazim nga Athletic Bilbao, të dielën mbrëma në kuadër të javës së 12-të të La Ligas spanjolle. Ndeshja përfundoi 1:1. Sociedadi mbetet i pari me 25 pikë, një më shumë se Real Madridi e Sevilla që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

Bilbao është i teti me 18 pikë.

Alexander Isak shënoi penallti për Sociedadin në minutën e 58-të. Por golin e barazimit për Bilbaon e shënoi Iker Muniain në minutën e 91-të. Ai realizoi gol të bukur për një pikë të skuadrës së tij.

Adnan Januzaj startoi te Sociedadi dhe luajti deri në minutën e 79-të.