Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besnik Hasi afër nënshkrimit me Olympiakosin

Trajneri shqiptar mund të marrë drejtimin e kampionëve të Greqisë.

Besnik Hasi trajner i Olympiakosit. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kampionëve të Greqisë, me zyrtarizimin që pritet të bëhet prej kësaj të hëne, transmeton kp.

45-vjeçari i lindur në Gjakovë është përfolur prej disa javësh si alternativë për të drejtuar ekipin nga Pireu, por në orët e fundit gjithçka është konkretizuar dhe firma në kontratë duket vetëm çështje orësh.

Olympiakos pritet të jetë ekipi i tretë për Besnik Hasin, pas Anderlechtit dhe aventurës së shkurtër te Legia Varshava.