Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besfort Zeneli shënon “hat-trick” në ndeshjen ndaj Atvidabergs

Besfort Zeneli ka shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij Elfsborg ndaj Atvidabergs me rezultatin 7:0.

Sulmuesi i krahut ka shënuar “hat-trick” në fitoren e thellë të skuadrës së tij.

Zeneli “hat-trickun” e tij me ekipin suedez e kompletoi në pjesën e parë ku vendasit shkuan në pushim me rezultat 4:0.

Edhe në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe tre gola të tjerë për rezultatin 7:0.