Fakti që Real Madridi e ka fituar secilën nga shtatë finalet e fundit dhe sidomos katër të fundit, do të thotë se rituale të veçanta para dueleve, vazhdojnë të mbeten strikte.
“Los Blancos” janë në një tjetër finale, kësaj here kundër Liverpoolit në Paris.
Festat top-sekrete
Rregulli i parë është që të mos flitet për festë. Real Madridi veçse e ka të përgatitur festën në rast se fitohet trofeu, por një gjë e tillë mbetet shumë mirë e fshehur dhe sekrete.
Besëtytnitë e konferencës për shtyp
Edhe
Mjeshtri i pasimeve, Kroos, tërhiqet si rekordmen i Championsit
Karim Benzema ishte lojtari i zgjedhur nga Real Madridi për ta përfaqësuar klubin në konferencën për shtyp para disfatës 1:0 nga Paris Saint-Germaini më 14 shkurt. Fakti që “Los Blancos” e humbi atë ndeshje, e kurseu atë që të dalë në konferencën për shtyp para finales. Marcelo dhe Thibaut Courtois u paraqitën para gazetarëve të premten, një ditë para se të luhet finalja.
Aeroplani “VIP”
Real Madridi çdoherë rezervon një aeroplan “charter” për familjarë, menaxherë, ish-lojtarë, anëtarë nderi, gazetarë dhe të famshëm. Gazetarët Jorge Bustos dhe Manuel Jabois konsiderohen të rregullt, ndërsa Richard Gere ishte prezent në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2016 në Milano.
Nacho Pena: Prezantuesi me fat i Real Madridit
Gazetari i “DirecTV” debutoi në finale të Lisbonës dhe që atëherë, ai gjithmonë ka qenë me detyrë për t’i inkurajuar tifozët e Real Madridit, ndërsa ka prezantuar formacionin titullar të madrilenëve, si dhe ka komentuar golat.
Baneri
Edhe
Reali “pushton” Evropën për herën e 15-të
Real Madridi edhe një herë tjetër do ta shpalosë banerin gjigant “Hasta el final, vamos Real”, që do të thotë “Deri në fund, le të shkojmë Real Madrid”.
Kroos: I fundit që del nga autobusi
Rituali përsëritet në të gjitha ndeshjet e sezonit, sidomos në ndeshjet e rëndësishme. I fundit që del nga autobusi është Toni Kroos. Gjithmonë ndodh në këtë mënyrë.
Ekuipazhi i aeroplanit
Ekuipazhi i aeroplanit të Real Madridit për finalet në Lisbonë, Milano dhe Cardiff ka qenë i njëjti. Tradita filloi rrugës për në Lisbonë, kur “Los Blancos” mposhti Bayern Munichun 4:0 në “Allianz Arena” në gjysmëfinale. Tradita u prish në Kiev për shkak të distancës dhe ndërrimit të avionit.
Edhe
“Wembley”, arenë e superfinales së Championsit
Fotografi pa shenja fatsjellëse
Është vetëm një traditë që nuk është përcjellë, për shkak se Cristiano Ronaldo u largua nga klubi. Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, dhe yjet brazilianë, Marcelo dhe Casemiro, gjithmonë e realizuan fotografinë e njëjtë, rrugës për në qytetin që ka qenë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve.