Ante Kukrika ka mbetur “legjionari” i vetëm në skuadrën pejane të hendbollit Besa Famgas. Madje kroati 36-vjeçar nga Bosnjë-Hercegovina nuk pritet të ketë hapësirë të madhe në lojë. Ai më shumë do të ndihmojë lojtarët e rinj të Besës që të ngrenë nivelin e po ashtu do të shërbejë si ndihmës i trajnerit Arben Muqolli, ndonëse është në listën e lojtarëve.
Është kjo politika e re që klubi më i organizuar i hendbollit në vend po ndjek për edicionin e ri. Plani i drejtuesve të Besës është që lojtarët vendorë, që llogariten prej më të mirëve në vend, të kenë të gjithë barrën në edicionin e ri, duke përfshirë edhe garat evropiane, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në fakt do të jenë garat evropiane të parat për Besa Famgas në edicionin e ri, 2018\19. Kampionia e Kosovës në fundjavë përballet me Batumin e Gjeorgjisë në raundin e parë kualifikues të Kupës së EHF-së, që është niveli i dytë i garave evropiane.
Të dyja ndeshjet luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë. E para luhet të shtunën nga ora 18:30, ndërsa e dyta të dielën në termin të njëjtë. Batumi pritet të kalohet nga skuadra pejane, që ka përvojë prej 12 edicionesh në Kupa Evropiane në hendboll. Prej 12 pjesëmarrjeve, Besa vetëm në tri raste ia ka dalë të kalojë nga një rreth garash, ndërsa ka dështuar të bëjë këtë në dy paraqitjet e fundit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Skuadra me më së shumti paraqitje në Evropë synon “historinë”
-
Te Besa brengosen për garat në Evropë, për Kosovë thonë se nuk kanë konkurrencë
-
Shtatë vjet te kampionia kosovare, rrëfimi i veçantë i hendbollistit kroat
-
Besa Famgas përballet me ekipin kroat në Kupën Evropiane
-
Besa e kalon pengesën e parë evropiane