Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besa kërkon titullin, Kastrioti edhe një rast

Në një ndeshje ku u shënuan vetëm 31 gola, Besa Famgas ka bërë hapin e madh drejt vazhdimit të dominimit në Superligën e Kosovës në hendboll. Besës tani i mjafton edhe një barazim për të fituar titullin e gjashtë rresht.

Skuadra pejane të shtunën (sot) është mysafire e Kastriotit në Ferizaj, në ndeshjen e dytë të serisë finale të plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja Kastrioti - Besa nis në orën 18:00, ndërsa Besa e siguron titullin me fitore apo barazim.

Të mërkurën në palestrën "Karagaçi" në Pejë, Besa Famgas fitoi me shifrat 16:15 ndaj skuadrës ferizajase. 31 gola vlerësohen shumë pak për një ndeshje hendbolli, por kjo erdhi si rrjedhojë e lojës shumë të fortë në mbrojtje të aplikuar nga të dy skuadrat.

Ndeshja u vendos vetëm në aksionet e fundit, njëjtë si të gjitha ndeshjet e këtij edicioni ndërmjet Besës e Kastriotit....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)