Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besa Famgas fiton thellë në Gjakovë, Zhegra merr pikët në Podujevë

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kampioni, Besa Famgas, nuk ka lejuar befasi, duke fituar ndaj Vëllaznimit në Gjakovë. Ekipi pejan fitoi me rezultat 48:19.

Pas pjesës së parë epërsia e Besës ishte 13 gola, 24:11. Për Besën ishte fitorja e dytë kurse për Vëllaznimin humbja e parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shumë më tepër rivalitet kishte në Podujevë ku u takuan Llapi dhe Zhegra. Zhegrasit në fund fituan me dy gola epërsi, 37:35. Zhegra, e kthyer në Superligë, kishte një gol epërsi pas pjesës së parë, 18:17. Zhegra shënoi fitoren e parë kurse Llapi pësoi humbjen e dytë.


Vëllaznimi – Besa Famgas 19:48 (11:24)

Vëllaznimi: Hoxha, Pozhegu, Leka 3, Idrizi, Mamusha 1, Morina 1, Spahija 1, Rama 1, Luzha 6, Fana, Dukaj 6

Besa Famgas: Prce, Tafilaj 3, Visoka, Jupa 7, Gjuka 5, Ramosaj 1, J. Muqolli 4, Mushkolaj 5, Y. Muqolli 6, Tahirukaj 9, Idrizi 2, Alonso 6, Mallios, Luzha, Mehmeti, Thaqi


Llapi – Zhegra 35:37 (17:18)

Llapi: Mani, Bugujevci, Havolli 1, Hoxha 13, Hasani 6, Beshiri 4, E. Bogujevci, Berisha 5, J. Mani , Bajrami, A. Mani, Ademi, E. Havolli 3

Zhegra: Haziri, Ibrahimi, Murseli 4, A. Haziri 15, A. Isufi, F. Isufi 8, Haziri, A. Isufi 3, E. Isufi 4, Agushi, Jusufi