Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besa bën planin për të festuar në Pejë

Te Besa Famiglia nuk e vënë në dyshim vazhdimin e dominimit në hendbollin kosovar, përkatësisht fitimin e titullit të ri të kampionit, shkruan sot Koha Ditore.

Te Besa brengosen për një gjë tjetër, që titullin nuk e kanë festuar për kohë të gjatë, përkatësisht nuk e kanë ngritur trofeun e kampionit, në qytetin e Pejës. Besa kryesisht përfundon e para në kampionatin e rregullt dhe më pas finalen e kryen për dy ndeshje.

Ndeshjen e parë zakonisht e luan në Pejë, të dytën në udhëtim dhe kështu titullin e feston në qytete të tjera. Prapë te Besa presin që finalen ta kryejnë për dy ndeshje dhe prapë e kanë përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e parë përkatësisht të tretë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm