Tregimi tipik se si një futbollist ngrihet në radhët e një profesionisti është i njohur, por rruga që e solli Bersant Celinën në Swansea City është shumë e mundimshme.
21-vjeçari që luan me Përfaqësuesen e Kosovës është duke e gjetur rehatinë me ambientin e ri, por aftësia e tij për t’i bërë gjërat e mundshme, do të thotë se ai nuk ka humbur kohë për t’i impresionuar tifozët.
Udhëtimi i tij është disi i ngjashëm me futbollistë tjerë shqiptarë të klasit botëror.
Celina është rritur në Norvegji, është rekrutuar nga një prej akademive më të mëdha në atë vend dhe mbërriti të transferohej te Manchester City, transmeton KTV.
Koha e suksesshme si i huazuar te FC Twente dhe Ipswich Town ka bërë që ai të transferohet në “Liberty”, nën drejtimin e Graham Potter.
Edhe
Celina lëshon shtëpinë në Norvegji për refugjatët ukrainas
Mirëpo, sukseset e tij lidhen direkt me familjen e Celinës, që bëri gjithçka që ai të jetë i sigurt.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë vetëm 2 vjeç kur shpërtheu lufta në Kosovë. Ai jetonte vetëm 32 km nga kufiri me Shqipërinë, në qytetin historik të Prizrenit, qytet ky që ishte prekur shumë nga lufta dhe kështu familja e tij vendosi të lëvizte në Drammen të Norvegjisë.
Bersanti ishte i ri për ta kujtuar, por është shumë i vetëdijshëm për atë se prindërit Eduari dhe Mimoza hoqën dorë nga gjithçka, për të nisur nga fillimi çdo gjë.
“Ka qenë për shkak të sigurisë sonë, nuk më kujtohet sepse isha shumë i vogël. Ishte kohë e vështirë, por ishte gjë e mirë që shkuam në Norvegji. Nëna ime kishte familjen atje dhe për këtë arsye shkuam në atë vend, por do të mund të ishte kudo tjetër, pasi njerëzit përfunduan në vende të ndryshme. Nuk është diçka që kam qejf të flas, por kanë qenë kohë të vështira. Ke gjithçka dhe më pas nuk ke asgjë. Prindërit e mi duhej të nisnin jetë të re, pasi ata humbën gjithçka. Nga letrat, në shkolla, në punë. Ishim emigrantë në një shtet tjetër”, deklaroi Celina për WalesOnline.
Celina është rritur në Skandinavi, ku e përfaqësoi Norvegjinë në grupmoshat e reja, por shansi për të luajtur për Kosovën ishte ofertë që nuk mund të refuzohej.
Edhe
Celina për anglezët: Futbolli bashkon Kosovën
Kosova filloi të luante miqësore ndërkombëtare në vitin 2014 dhe Celina ishte në bankën rezervë kundër Haitit, ndërsa Kosova ndeshje zyrtare mund të luante pas pranimit në FIFA e UEFA, në vitin 2016. Synimet e tij me Kosovën janë të mëdha.
“Zemra e drejtoi kokën për vendimin që e mora. Nuk ishte e lehtë, u mërzita që nuk do të luaja më për Norvegjinë pasi kam kaluar kohë të mirë, por në fund duhej ta zgjidhja shtetin tim. Duhet të synojmë gjëra të mëdha, të arrijmë në një garë. Ka shumë lojtarë të rinj të talentuar. Do të kishim ekip edhe më të mirë sikur Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka të lejoheshin të luajnë për ne. Por ne do të bëhemi shumë të fortë në të ardhmen dhe arritja në finalet e Evropianit është diçka e mundur”, shtoi futbollisti i talentuar, i cili nuk e harron golin e shënuar kundër Shqipërisë në nëntor të vitit 2015, miqësorja që përfundoi 2:2.
Me Manchester Cityn, Celina ka stërvitur rregullisht me futbollistët e klasit botëror si Sergio Aguero, David Silva, Kevin de Bruyne e Yaya Toure.
Katër herë është paraqitur me ekipin e parë nën drejtimin e Manuel Pellegrinit, përfshirë këtu asistimin që e bëri për argjentinasin Aguero në humbjen 3:1 nga Leicester City. Celina nga stërvitjet e vlerëson më së larti David Silvën dhe e pranon se e dashuron mënyrën se si ai luan.
Edhe
Celina synon të dëshmohet në përballjen me Cityn
Po i kalon ditët e para me trajnerin Potter te skuadra e re Swansea, por mezi pret që sezoni të nisë.
“Jam shumë i kënaqur deri tani. Edhe pse kemi luajtur ndeshje të vështira, jam befasuar se si kemi luajtur. Më pëlqen ta luaj rolin e numrit 10, në mes. E kam filluar karrierën në atë pozitë por luaj edhe në krah, ndërsa kam luajtur edhe në pozitën e numrit gjashtë disa herë. Kjo është koha e duhur. Kam pasur dy sezone të mira si huazim por nuk jam shpërblyer shumë për këtë dhe për këtë arsye vendosa të shkoj diku tjetër. Arsyeja pse e zgjodha Swansean është sepse klubi dhe menaxheri më kanë thënë se dëshirojnë futboll të mirë dhe gjithçka ishte e lehtë për mua. Nuk pati asnjë klub që më ka joshur më shumë se Swansea”, përfundoi Celina.