Reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha ka shënuar gol në fitoren 4:2 të Akhmat Groznyt në udhëtim ndaj Krylya Sovetov Samaras. Ndeshja e së premtes i takoi xhiros së 23-të të kampionatit të Rusisë në futboll.
Futbolli në Rusi ka vazhduar të premten pas ndërprerjes së gjatë, ndërsa rifillimi ishte i suksesshëm për Berishën. Ai shënoi gol nga afërsia pas pasimit të Odise Roshit nga krahu i djathtë.
Berisha këtë edicion ka shënuar tre gola. Ai të premten shënoi golin e katërt për skuadrën e tij, në minutën e 69-të.
Po të premten Sochi fitoi 10:1 ndaj Rostovit. E gjithë skuadra e parë e Rostovit është izoluar për shkak se gjashtë lojtarë janë testuar pozitiv për COVID-19. Rostovi ka luajtur me skuadër të re.