Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha nuk shqetësohet për lëndimin

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, nuk është i shqetësuar me lëndimin e pësuar të hënën.

Futbollisti i Lazios të martën për “Kohën Ditore” ka thënë se nuk është asgjë serioze dhe se do të jetë i gatshëm për lojën e ardhshme të ekipit italian.

“Nuk është diçka serioze. Kam vetëm një shtrëngim në muskul”, ka thënë Berisha.

Ai para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Lazios nga Red Bull Salzburgu, por me ekipin italian nuk ka debutuar deri në fillim të këtij muaji për shkak të lëndimit të muskujve.

Berisha ka tri paraqitje në të gjitha garat deri më tani për Lazion.

Artikuj të ngjashëm